Së fundmi aktorja e njohur Cameron Diaz, teksa promovonte botimin e saj të parë “The Body Book”, zgjodhi të ndante me ndjekësit qëndrimin e saj rreth problemeve të ndryshme të lidhura me pamjen dhe promovimin e jetëgjatësisë më mirë sesas shqetësimit për t’u dobësuar. Ajo tha se:
E kam provuar botoksin më parë, një prekje fare të vogël por që ma ndryshoi fytyrën në një mënyrë kaq të çuditshme saqë mendova: ‘Jo, unë nuk dua të jem kështu’. Preferoj më mire të shoh fytyrën time të plakur sesa të shoh një fytyrë që nuk më përket fare mua.
Ylli hollivudian vazhdon të mos ndërhyjë në fytyrë, por ta lërë moshën të lërë gjurmën e vet të natyrshme. Cameron zgjodhi të heqë dorë nga aktrimi për t’u fokusuar në jetën e saj familjare me bashkëshortin e saj muzikant Benji Madden, dhe fëmijet e tyre. Rikujtojmë se aktorja dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Benji Madden kanë mirëpritur në familjen e tyre një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Cardinal Madden.
Çifti njoftoi ardhjen në jetë të vogëlushit në një postim në Instagram. “Është i mrekullueshëm dhe jemi të gjithë shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijëve, ne nuk do të postojmë asnjë foto. Ndihemi kaq të bekuar dhe mirënjohës”,-thuhej në postim.
Diaz dhe Madden përdorën gjithashtu Instagramin për të njoftuar lindjen e vajzës, Raddix, në vitin 2020. Ata thanë asokohe se nuk kishin në plan të publikonin më shumë foto apo detaje, për të mbrojtur privatësinë e familjes së tyre. Diaz, filmat e të cilit përfshijnë “There’s Something About Mary” dhe “Charlie’s Angels”, u martua me Madden, anëtar i grupit “Good Charlotte”, në fillim të vitit 2015.