Që kur u largua nga aktrimi, Cameron Diaz thotë se tani është më pak e fokusuar në pamjen e saj. Gjatë një bisede të fundit në podcastin “Michelle Visage’s Rule Breakers” ajo u shpreh se:
Nuk më intereson. Fjalë për fjalë, gjëja e fundit për të cilën mendoj gjatës ditës, ka raste që nuk mendoj fare se si dukem.
Diaz, e cila mbush 50 vjeçe në gusht, tha se fokusi tek bukuria në industrinë e argëtimit ndihej toksik. Diaz bëri shaka duke thënë se ajo mezi e lan fytyrën pavarësisht se kishte një miliardë produkte në shtëpinë e saj.
Dy herë në muaj nëse jam me fat, them: ‘Oh, më mirë ta vendos këtë krem.’ Dhe një herë funksionon, apo jo?!”
Diaz, e cila filloi karrierën e saj si modele dhe luajti në shumë filma të suksesshëm si “There’s Something About Mary”, është gjithashtu një autore dhe biznesmene e suksesshme. Ajo tha se nuk mund ta imagjinojë rikthimin në aktrim. Cameron Diaz e ka shpjeguar vendimin për t’u larguar nga aktrimi duke thënë se karriera e saj në ekranin e madh po e pengonte të menaxhonte pjesë të tjera të jetës personale.
Aktorja ishte një nga yjet më të suksesshëm të industrisë së filmit. Filmi i saj i fundit ishte përshtatja e “Annie” në 2014, ku ajo interpreton rolin e Hannigan-it. Në një intervistë me aktorin dhe komedianin Kevin Hart në shfaqjen e tij të re “Hart to Heart”, ajo tha:
Kur bën diçka në një nivel vërtet të lartë për një periudhë të gjatë kohore, kur je personi që po jep një gjë, atëherë ti je ai personi që je në ekran, të gjitha pjesët e tua që nuk kanë lidhje me ekranin duhet t’u lihen personave të tjerë.
Cameron Diaz kohët e fundit ka ndarë një këshillë të fortë për ata që përpiqen të lundrojnë në botën e takimeve. Zbuloni taktikën e rëndësishme që ylli rekomandon.