Sport

Çalhanoglu: Në “San Siro” do ta kishim thyer Sitin, radhën e ka Milani

Hakan Çalhanoglu ka besim që Interi do të fitojë derbin e Milanos. Pas barazimit në Mançester me një prej skuadrave favorite të Champions-it, mesfushori turk thotë se të gjithë u argëtuan dhe bënë një ndeshje të madhe.

Hakan, si e vlerësoni ndeshjen kundër Mançester Sitit?

Bëmë një ndeshje të bukur, përballë një skuadre të fortë. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë. I provuam të gjitha gjërat dhe ia dolëm. Kishim shanset tona për të shënuar. Mendoj se të dyja ekipet prodhuan futboll të bukur dhe jemi të kënaqur me barazimin në shtëpinë e një prej ekipeve më të forta në botë. Këto ndeshje duhet s’i shijosh. Të luash këtu është gjithmonë bukur.

Sa u argëtuat në këtë ndeshje?

E di që të gjithë janë të kënaqur. U argëtuam të luajmë në një stadium të tillë ndaj një rivali vërtet të fortë. Ne treguam se me sakrificë dhe besim mund të luajmë ndaj ekipeve të forta në botë.