Aktualitet Politikë

Caktimi i ekspertëve, Komisioni “Antikorrupsion” ftesë grupeve parlamentare!

Pas konstituimit, Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, sot miratoi tre projektvendime lidhur me procesin përgatitor për organizimin dhe funksionimin e tij, si dhe të strukturave që do të ngrihen pranë komisionit.

Këto projektvendime ishin ftesa publike për bashkëpunim drejtuar grupeve parlamentare të Kuvendit, si dhe institucioneve, organeve e organizatave që veprojnë brenda sistemit të drejtësisë, për të kontribuar me ekspertizën e tyre në veprimtaritë e nëngrupeve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar e Grupeve të Ekspertëve gjithashtu.

Kryetari socialist i Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, Fatmir Xhafaj u shpreh:

Këto institucione do të krijojnë nëngrupe me ekspertë të tyre, si dhe me profesionistë, përfaqësues të stafeve respektive e që do të ndihmojnë për hartimin e analizës, si dhe në planin e veprimit e propozimet përkatëse për funksionimin e Komisionit, siç dhe vuri në dukje Xhafaj.

Njëkohësisht, Fatmir Xhafaj i drejtoi një ftesë publike organeve të medias audiovizive, medias së shkruar, medias online e asaj elektronike po ashtu, për të shprehur interesin për të kontribuar me ekspertizën e tyre në veprimtaritë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe Grupeve të Ekspertëve.

Xhafaj tha se kërkesës për bashkëpunim drejtuar institucioneve publike të cilat ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion sipas vlerësimeve që bëhen në raportet e KE-së, i janë përgjigjur thuajse të gjitha institucionet, të cilat kanë përcaktuar përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit dhe grupit të ekspertëve që merret me çështjet e korrupsionit.

Këtë javë pritet që të përmbyllet procesi i kthimit të përgjigjeve nga të gjitha institucionet qeveritare dhe jo qeveritare e shumë shpejt do të ketë një vendimmarrje për të fomalizuar grupin e ekspertëve me të tre nëngrupet, si dhe Sekretariatin Teknik.