Food & Drink Health & Beauty

Çaji i gështenjës ndihmon në luftën kundër kollës?

Në stinën e gështenjave, ky frut i shijshëm është më shumë se një ‘snack’ i zakonshëm – është një burim natyror i vlerave ushqyese dhe shëndetësore. Shqipëria, sidomos veriu i saj, është e pasur me pemë gështenje, të cilat, përveç frutave, ofrojnë edhe elemente të tjera të dobishme për shëndetin, si gjethet, rrënjët dhe lëvoret. Këto janë përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë popullore për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Një prej përdorimeve më të njohura është çaji i gështenjës, i cili ka veti kurative të shquara. Ky çaj është veçanërisht efikas në luftën kundër kollës dhe të ftohtit. Me uljen e temperaturave, shumë persona janë të prirur të preken nga gripi dhe infektime të tjera të frymëmarrjes, ndaj çaji i gështenjës është një ndihmë e shkëlqyer për të lehtësuar simptomat e kollës, fytit të acaruar dhe për të nxjerrë sekrecionet që pengojnë frymëmarrjen. Ai gjithashtu ndihmon në uljen e temperaturës dhe lehtësimin e dhimbjeve të syve.

Përveçse për kollën, çaji i gështenjës është përdorur gjithashtu për trajtimin e variçeve dhe reumatizmës. Një përzierje e ekstraktit të gështenjës me pomadë është një kurë natyrale për të lehtësuar dhimbjet e shkaktuara nga variçet dhe për të parandaluar përkeqësimin e tyre. Po ashtu, përdorimi i këtij çaji ndihmon në forcimin e kockave dhe lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve.

Përgatitja e çajit është e thjeshtë: mjafton të hidhen tre lugë të vogla ekstrakt çaji në një gotë ujë të valuar dhe të lihen të ziejnë për 20 minuta. Pas kullojës, çaji mund të konsumojë me mjaltë ose sheqer për ëmbëlsi dhe mund të merret disa herë në ditë për rezultatet më të mira.

Gjethet e gështenjës gjithashtu përdoren për të mbrojtur muret e venave dhe për të trajtuar sëmundje kardio-vaskulare, duke kontribuar në forcimin e sistemit të qarkullimit të gjakut.

Për ata që kërkojnë një alternativë natyrale për shëndetin, çaji i gështenjës është një zgjedhje e shkëlqyer për t’u provuar këtë stinë.