Celebrities Gossip Showbiz

Caitlyn Jenner flet për raportin me Kris Jenner: “Nuk flasim më…”!

Caitlyn Jenner, ish bashkëshorti i Kris Jenner i cili u transformua në grua disa vite më parë, ka treguar se nuk flet më me ish gruan. Gjatë një interviste së fundit Caitlyn tha se:

Nuk flasim më kurrë. Edhe kur duhet të kemi ndonjë komunikim, menaxheri im flet me të.

Caitlyn kujton takimin e saj të parë me Kris, duke thënë:

Isha beqar për gjashtë vjet dhe me të vërtetë po luftoja me veten dhe me faktin se kush isha dhe se si përshtatesha me botën. Isha gati 40-vjeç kur takova Kris. Në ramë në dashuri që herën e parë që u takuam. Isha totalisht i impresionuar nga ajo dhe nga mënyra se si e jetonte jetën. Ajo kishte katër fëmijë edhe unë kisha katër gjithashtu. U martuam 5 muaj më pas. Ishte shumë e shpejtë.

Caitlyn ishte e martuar me Kris për 22 vjet nga 1991 deri në 2015. Ata kanë dy fëmijë së bashku; miliarderen Kylie Jenner dhe supermodeljen e njohur Kendall Jenner.