Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet pritet të jenë prezente që në nisje të ditës me intensitet të ulët deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu në formën e shtrëngatave.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 23 °C , në vendet e ulëta: 16 / 24 °C dhe në vendet malore: 10 / 18 °C.