Aktualitet

Çadrat mos i ndani! Parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa e më të freskëta, me origjinë veriperëndimore.

Fillimisht, moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash ndërsa prej orëve të mesditës pritet mot me vranësira mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Në momentin e vranësirave të dendura ka edhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave, në një pjesë të madhe të vendit.

Në zonën e veriperëndimit e pjesërisht në qendër, për një periudhë të shkurtër kohore, reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve të rrëmbyeshme, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Reshjet e rrëmbyeshme bëhen problematike në zonat urbane për një periudhë të shkurtër kohore. Mjegullinë dhe shikim të reduktuar ka në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, si dhe në momentin e rrebesheve të shiut, era bëhet relativisht intensive e me shpejtësi 10-18 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
23/30
Diell re shi

Kukës
21/30
Diell re shi

Lezhë
22/30
Diell re shi

Dibër
20/29
Diell re shi

Durrës
22/32
Diell re shi

Tiranë
24/33
Diell re shi

Elbasan
23/33
Diell re shi

Berat
21/33
Diell re shi

Vlorë
24/32
Diell re shi

Korçë
20/30
Diell re shi

Gjirokastër
19/33
Diell re shi

Sarandë
24/33
Diell re shi