Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare e të dendura ndërsa nuk mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell.
Reshjet e shiut janë prezente që në orët e para të 24 orëshit, me intensitet të ulët e mesatar. Ato do të vijojnë të herëpasherëshme gjatë gjithë ditës në formën e shtrëngatave e po ashtu me rrebeshe të shpejta afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e breshër. Në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të vendit, shirat kanë intensitet deri të lartë, në formën e stuhive të cilat mund të shfaqen problematike.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve. Era fryn nga kuadrati i perëndimit e me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare e në momentin e zhvillimit të vranësirave, hera-herës fiton shpejtësi 12-18m/sek. Deti është i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
14/22
Re shi
Kukës
11/20
Re shi diell
Lezhë
14/21
Re shi
Dibër
11/20
Re shi diell
Durrës
16/24
Re shi diell
Tiranë
16/24
Re shi diell
Elbasan
12/23
Re shi diell
Berat
14/24
Re shi diell
Vlorë
16/23
Re shi diell
Korçë
10/19
Re shi diell
Gjirokastër
14/21
Re shi diell
Sarandë
16/23
Re shi diell