Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti mbetet me vranësira e alternime kthjellimesh të vazhdueshme. Reshjet e shiut ishin prezente që në orët e para të ditës e vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Por përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht në Ultësirën Perëndimore janë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Nga orët e pasdites, shirat pritet të humbasin territor dhe intensitet duke u izoluar në jug e në juglindje, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Në Alpe e në lartësitë 1000-1200 m priten reshje bore me intensitet të ulët. Shikim i reduktuar në zonat luginore në momentin e reshjeve.
Era fryn nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
3/16
Re shi
Kukës
4/7
Re shi/borë
Lezhë
12/15
Re shi
Dibër
0/11
Re shi/borë
Durrës
8/20
Re shi
Tiranë
10/20
Re shi
Elbasan
8/20
Re shi
Berat
8/21
Re shi
Vlorë
11/20
Re shi
Korçë
6/12
Re shi
Gjirokastër
7/15
Re shi
Sarandë
13/22
Re shi