Auto & Moto

Cadillac tregon planet për ndërtimin e një hipermakine!

Cadillac ka ndërtuar disa koncepte të mahnitshme gjatë viteve, duke përfshirë Cien të vitit 2002 me një motor V12. Fatkeqësisht, ajo makinë nuk arriti kurrë në prodhim, por marka luksoze e General Motors nuk ka hequr dorë nga prezantimi i një supermakine. Shefi i dizajnit të GM, Michael Simcoe, e ka pranuar hapur se është i interesuar për idenë e një modeli.

“Do të donim të ndërtonim një hipermakinë”-tha Simcoe. Ai shtoi se modeli nuk do të duhej të jetë domosdoshmërisht plotësisht elektrik, por nuk e përjashtoi as një EV të pastër. Ndërkaq, Cadillac mbetet i përkushtuar ndaj sedanëve. Simcoe njoftoi se një model i ri do të prezantohet së shpejti për t’iu bashkuar Celestiq.

Rikujtojmë, se epokës së modeleve të lira të makinave të tipit Cadillac po i vjen fundi. XT4 SUV është ridizajnuar për vitin 2024 me stil të ri dhe një brendshme të përditësuar me teknologji nga makina e parë elektrike e markës. SUV-i nënkompakt merr fenerët e rinj të hollë dhe motorin e tij 2.0-litërsh turbocharge me katër cilindra 235 kuaj fuqi.

Fascat e saj të përparme dhe të pasme janë rifreskuar gjithashtu. Ndryshimi më i madh është brenda ku instrumentet e tij tradicionale dhe ekrani i sistemit info-argëtues janë zëvendësuar me ekranin LED 33 inç nga SUV-i elektrik Cadillac Lyriq. Njësia përfshin elementë të ekranit me prekje dhe mund të përdoret gjithashtu me një çelës rrotullues në tastierën qendrore.