Sport

Bylis në krizë, Skënderbeut i mjafton një gol në Ballsh

Skënderbeu mund 0-1 Bylisin në Ballsh, në ndeshjen e vlefshme për elitën. Goli i Rashicës në minutën e 81-të, i dhuroi 3 pikët korçarëve, që shkojnë në kuotën e 10-të të tillave, në vendin e tetë të renditjes.

Në krahun tjetër, Bylis vazhdon me ecurinë negative. Humbja e radhës bën që ekipi i Nevil Dedes të mbyllë klasifikimin me 5 pikë të grumbulluara.

Dje Tirana dhe Dinamo barazuan pa gola në derbi. Pa gola përfundoi edhe Egnatia – Teuta, ndërsa Laçi mori fitoren e parë për këtë sezon duke mundur 3-1 Vllazninë.  Në orën 17:00 luhet supersfida Elbasani – Partizani, që përmbyll javën e nëntë të superiores.