Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri në një lidhje dashurie? Postimi i këngëtarit që mori gjithë vëmendjen!

Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, është mjaft aktiv në profilet e tij në rrjetet sociale, ku me ndjekësit ndan momente të ndryshme nga jeta e tij. mAi këtë kohë ka qenë tejet aktiv me këngë të reja, duke u përgatitur kështu për verë, me klube e koncerte. Po ashtu, Butrinti sapo ka festuar edhe ditëlindjen e 28.

Megjithatë, artisti shqiptar prej vitesh nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re dashurie. I njëjti ka ndarë një postim në “Instastory”, ku shihet të jetë duke shijuar disa ditë pushimi. Krah tij shfaqet edhe një vajzë misterioze, për të cilën ka lënë vend të ketë edhe spekulime. Ai u kujdes që mos t’a zbulonte portretin, duke na shtuar akoma më shumë kuriozitetin mbi identitetin e saj.

Butrint Imeri, ka festuar ditëlindjen dhe mbush plot 28 vjeç. Butrinti ka publikuar në video teksa duket në një jaht dhe aty kalojnë shumë vajza të veshura me bikini.