Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Jetën private reperi është siguruar ta mbaj gjithmonë shumë private, megjithatë kohëve të fundit ai kishte treguar në rrjete sociale partneren e tij.
E kur nuk pritej, Buta i bëri gjërat tepër serioze. Mbrëmjen e djeshme reperi me anë të një karuseli fotografish tregoi se i dha fund beqarisë dhe tanimë është lumturisht i martuar me partneren e tij Tringën. Në një postim ku shfaqet i veshur me kostumin e dhëndrit dhe Tringa me fustanin e nusërisë, ai shkruan:
Partnerja ime në krim
I urojmë çiftit jetë të lumtur dhe pse jo të bëhen prindër sa më parë!
Kujtojmë se, së fundmi reperi ka publikuar këngën e tij më të re Posht/ Nalt. Një këngë me ritëm që vetëm 1 muaj pas lançimit ka arritur mbi 1 milion klikime.
Gjithashtu së shpejti pritet bashkëpunimi më i ri mes Dafinës dhe Butës për albumin e ri të këngëtares “Dafinë moj”. Me dy emra kaq të suksesshëm të tregut tonë muzikor padiskutim që presim një hit.