Botë e Çuditshme

Burri thyen rekord botëror duke bërë ski nga një shkëmb gati 6 mijë metra i lartë…

Një burrë britanik ka vendosur një rekord të ri botëror Guinness duke bërë ski nga një shkëmb dhe duke u hedhur me parashutë i sigurt në tokë. Sipas Guinness, Joshua Bregmen, 34 vjeç, kreu kërcimin me ski në lartësinë më të madhe në botë nga një shkëmb 5,716 metra i lartë dhe duke u hedhur me parashutë në tokë.

Ai tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 4,359 metra të vendosur nga francezi Matthias Giraud në vitin 2019. Josh, një aventurier që jeton me kohë të plotë në furgonin e tij, kaloi mbi dy javë duke u përgatitur me ekipin, duke përfshirë ecjen dhe skijimin në pikën e kërcimit dhe kampingun në lartësi ekstreme.

Ata morën përsipër këtë sfidë për të mbledhur para për bamirësi dhe për të rritur ndërgjegjësimin për problemin e trafikimit të qenieve njerëzore në Nepal, ku mijëra fëmijë trafikohen çdo vit.

“Ëndrra ishte të bënim disa kthesa të bukura dhe të bënim ski në mënyrë elokuente nga shkëmbi, por në realitet, gjithçka që kishim ishte vetëm një pistë e mbushur me gurë në një lartësi prej gati 6,000 metrash”-tha Josh.