Një burrë në Arkansas, që vizitoi për herë të parë Parkun Shtetëror të Kraterit të Diamanteve, gjeti një diamant 4.87 karatësh, për të cilin fillimisht kishte menduar se ishte një copë xhami. “Mendova se mund të ishte një copë xhami, ishte kaq i pastër. Unë me të vërtetë nuk e dija”-u tha ai zyrtarëve të parkut.
“Ne po fusnim në xhep çdo gurë, në rast se do të rezultonte ndonjëri diamant”. Pak kohë pasi doli nga parku, ai vendosi ta ekzaminonte objektin nga instituti kompetent. Disa javë më vonë ai u informua se ajo që ai mendonte se ishte xham ishte në fakt një diamant 4.87 karatësh që ishte pothuajse krejtësisht i pangjyrë.
Rikujtojmë, se diamanti i rrallë ngjyrë blu, më i gjalli dhe i paprekuri në të gjithë botën, është shitur së fundmi në një ankand të Christie’s për shumën e 43.8 milionë dollarëve, në Gjenevë të Zvicrës. Diamanti i gjallë blu, njohur edhe si “Bleu Royal”, është vendosur mbi një unazë dhe është më i rralli që është zbuluar ndonjëherë nëntokë. Ai është 17.6 karat dhe mendohej se do të shitej mbi 50 milionë dollarë.