Botë e Çuditshme

Burri hyn në eventin e madh Miami Grand Prix duke u shtirur si garuesi i famshëm i Formula 1!

Së fundmi një video virale në YouTube e publikuar nga kanali BuckBoys ka ngjallur reagime të shumta në rrjete sociale. Në video shihet një qytetar i thjeshtë teksa i mashtron të gjithë organizuesit e eventit Miami Grand Prix por edhe kalimtarët e rastit me ngjashmërinë e tij me shoferin e famshëm të garave, Charles Leclerc. Bëhet e ditur se Leclerc aktualisht garon në Formula 1 për Scuderia Ferrari.

Në vitin 2016 ai fitoi kampionatin e Serisë GP3, ndërsa në vitin 2017 fitoi kampionatin FIA në Formula 2. Nga pamjet e publikuara shihet burri teksa bëhet pjesë e eventit të madh të garave Grand Prix dhe ia arrin qëllimit të tij për ta takuar Leclerc-in e vërtetë.