Një burrë në Bagdad, Irak thuhet se e la gruan e tij në ditën e tyre të dasmës, sepse ajo kërceu me një këngë “provokuese”. Kënga në fjalë titullohej “Mesaytara” e Lamis Kan, e cila, kur përkthehet, dyshohet se do të thotë “Unë jam dominues” ose “Unë do t’ju kontrolloj”, raportuan mediet e huaja.
Sipas “Indy100”, disa nga tekstet e këngës janë si më poshtë:
Unë jam dominuese; do të sundohesh nën udhëzimet e mia të rrepta/Do të të çmend nëse shikon vajzat e tjera në rrugë… Për sa kohë të jesh me mua, do të ecësh nën komandën time.
Megjithatë, teksti nuk ishte e vetmja pjesë e këngës që e shqetësoi dhëndrin. “India Times” pohoi se dhëndri dhe familja e tij gjithashtu kishin probleme me ritmin e këngës. Kështu, kur panë nusen duke kërcyer me “Mesaytara”, iu afruan asaj dhe filloi një debat, i cili përfundoi me prishjen e martesës së të porsamartuarve.
“The Economist” raportoi në vitin 2016 se midis 2004 dhe 2014, kishte një divorc për çdo pesë martesa irakiane. Preztigjiozja u shpreh se:
Kjo është e ulët nga standardet perëndimore, por shumë irakenë e quajnë atë një krizë. Në atë kohë, ekspertët përmendën varfërinë si një faktor kryesor në shkallën e divorcit në vend. Një numër i madh i divorceve këto ditë janë burrat që i braktisin gratë e tyre sepse nuk janë në gjendje financiare për të mbajtur barrën e kujdesit për një familje.
Duke folur për gazetën, një gjykatës i quajtur Saad al-Ibrahimi shtoi:
Gjyqësori po punon shumë për të parandaluar shfaqjen e rasteve të divorcit për shkak të efekteve të tij negative në shoqëri.
Siç mësohet, “Mesaytara” bëri që një çift tjetër të divorcohej vitin e kaluar. Ashtu si çifti në Bagdad, mediet thanë se një burrë jordanez u nda me gruan e tij gjatë dasmës së tyre pasi ajo luajti këngën.