Kirurgjia plastike mund të sjellë pasoja të papritura fizike dhe emocionale. Pakënaqësia ose pendimi është një realitet që disa individë, duke përfshirë edhe artistët e njohur, mund ta përjetojnë pas ndërhyrjeve estetike. I ftuar ditën e sotme në “Wake Up” për të diskutuar rreth operacioneve plastike ishte kirurgu estetik Panajot Papa. I pyetur në lidhje me personat që bëhen pishman pas ndërhyrjeve estetike, kirurgu tha:
Pacienti duhet të informohet shumë mirë në atë që po bën sepse zakonisht këto procedura nuk kanë kthim pas. Rastet që bëhen më së tepërmi pishman janë për zmadhimin e vitheve. Këto persona shfaqin probleme me aktivitetet normale qoftë dhe si ulja diku pasi e kanë kryer këtë ndërhyrje.
Një rast që i ka bërë përshtypje është i një burri i cili kërkoi që të zmadhonte organin gjenital. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por pas një viti, erdhën sërish në klinikë dhe gruaja i kërkon doktorit që ta ndihmojë burrin të rikthehet ashtu siç ka qenë, pasi kishin probleme gjatë raportit seksual etj. Sipas doktorit, rikthimin në gjendjen e mëparshme të burrit, kjo gjë ishte e pamundur.
Kemi një rast konkret që duket si barsoletë, por është reale, ku erdhën burrë e grua dhe partneri bëri një operacion. Erdhi me një letër nga psikiatri që të bëhej operacioni, pasi pacienti është në rregull. Pas një viti bashkëshortja e solli përdore burrin dhe tha ju lutem ma ktheni burrin në gjendje të mëparshme.
Kishin dhimbje gjatë raporteve dhe faktikisht nuk u kthye në gjendjen e mëparshme, ky është problemi. Aty është vendosur proteza dhe njëkohësisht i është bërë një prerje të një muskuli që mund të japë në pjesën automike një zmadhim prej 4 centimetra. Automatikisht është shumë e vështirë ta rindërtosh këtë lloj legamenti. Në momentin që i është bërë vizita dhe i është bërë trajtimi, është shumë e rëndësishme që pacienti të mendojë mirë se çfarë është duke bërë, të marrë informacionin e duhur dhe në momentin që e ka marrë informacionin dhe deri diku është e nevojshme dhe jo detyrimisht estetike, automatikisht mund të bëhet korrigjimi. Shpeshherë nuk ka një kthim mbrapa të bëhet një korrigjim duke prerë lëkurën sepse shumica e rasteve ti deri diku në operacion në vetvete krijon një ind fibrotik brenda në trup dhe nuk është se ka një kthim mbrapa.