Dy banorët e komentuar të “Big Brother Vip” Ledjona dhe Juli patën një moment të sikletshëm me njëri – tjetrin, gjatë një bisede në telefon në studion e “Mos i bjer me top”. Dyshja krijuan shoqëri të mirë brenda shtëpisë, e cila zgjati edhe pasi dolën. Por Ledjona u sfidua nga Ronaldo Sharka për t’i bërë një telefonatë ‘kurth’ Julit, ku nuk munguan ofendimet, duke e realizuar kështu rolin e saj shumë mirë.
Juli nuk arriti ta kuptonte lojën që i bënë, por u përpoq ta sqaronte Ledjonën që nuk kishte thënë asgjë të keqe për të.
Ledjona: Alo
Juli: Hë moj
Ledjona: Mos më thuaj hë moj,
Juli: Ça do?
Ledjona: Ça bën si je? Je vetëm?
Juli: Jo pse, çfarë problemi ka?
Ledjona: Kaq burrë i fëlliqur je? Kaq i pafytyrë?
Juli: Pse?
Ledjona: Ti e di shumë mirë si e kam marrëdhënien me Eriolën, si shkon dhe i thua një mijë fjalë për mua.. ku e di ti paftësinë time, s’të vjen turp?
Juli: O gjigande.. Kujt i ke rënë, mos i ke rënë Gazit
Ledjona: Jo Jul Dedës i kam rënë, kryemashtruesit dhe gruas së keqe që flet me gocat, ku e di ti që më mbajnë me mik mua te puna
Juli: O Ledjona ku pive? Ça të kam bërë mi?
Ledjona: Do të takoj gruan dhe do t’i them dy fjalë çfarë ke bërë ti kur kemi qenë të party?
Juli: Çfarë kam bërë mi?
Ledjona: Si s’të vjen turp, sa respekt kam pasur për ty. Ta ka bërë mi Egla ty, o kokë daulle.
Juli: Kush të ka thënë?
Ledjona: A kishe dalë më Erjolën, i ke thënë këto fjalë.
Juli: Do më japësh 10 mijë euro borxh?
Ledjona: Po t’i jap, ia marr Eglës t’i jap ty