Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë kaluar një natë jashtëzakonisht të bukur nën shoqërinë e fëmijëve të tyre. Ata darkuan me njëri-tjetrin të gjithë së bashku si një familje mbrëmjen e kaluar. Kjo nuk është hera e parë që ata dalin së bashku për të kaluar disa momente të bukura, pasi që pas finalizimit të lidhjes së tyre ata çdo ditë e më shumë po shfaqen gjithmonë e më afër.
Mesa duket Jennifer dhe Ben e kanë pasur goxha të nevojshme që të pushonin pak, pasi i gjithë muaji ka qenë shumë i ngarkuar për ta. Kujtojmë gjithashtu se diva e muzikës, Jennifer Lopez bëri paraqitjen e saj të parë në tapetin e kuq me partnerin e saj, aktorin Ben Affleck, që nga ribashkimi i tyre në premierën e “The Last Duel” gjatë Festivalit të Filmit në Venecia para pak ditësh. Puthja e tyre shkriu zemrat e të gjithëve, ku njëra prej tyre e cila nuk ngurroi as që ta shprehte pëlqimin e saj për dyshen ishte Kim Kardashian.
Kujtojmë gjithashtu se bukuroshja 52-vjeçare mori pjesë edhe në disa nga eventet më të rëndësishme të vitit ku ajo arriti që me paraqitjen e saj të shkëlqente. Ylli bëri bujë me të gjitha veshjet e saj si në eventin e ‘Dolce & Gabbana’-s po ashtu edhe në ‘Met Gala 2021’.
Paraqitja e tyre e dytë ishte në një event madhështor të ‘Met Gala 2021’ ku vëmendjen më të madhe përsëri e mori veshja e veçantë që bukuroshja e hitit ‘Love Don’t Cost a Thing’ kishte zgjedhur dhe puthja pasionante me partnerin e saj.
Së fundmi, Lopez ka pranuar se është aq e lumtur me jetën e saj dhe me partnerin që ka në krah, sa është gati të bëjë sakrifica për të. Mësohet se Lopez dhe Affleck nuk e kanë aspak qejf distancën në çift. Për këtë arsye, Jennifer po mendon të shpërngulet në Kaliforni pranë Ben. Madje ajo po kërkon dhe një shkollë të përshtatshme për fëmijët e saj binjakë dhe është gati të marrë hapin e madh për marrëdhënien e saj të re romantike.