Sport

Burraj mbylli pjesëmarrjen në “Paris 2024″/Arriti kohën më të mirë personale!

Sprinteri shqiptar Franko Burraj mbylli garën e dytë të 100 metrave në Lojërat Olimpike, “Paris 2024” me kohën 10.66. 25-vjeçari nuk ia doli që të kualifikohet për në gjysmëfinale duke u renditur i parafundit në Baterinë 4.

Më parë në baterinë paraeleminatore Burraj arriti 10.60 sekonda duke shënuar dhe kohën më të mirë të tij. Atletika shqiptare do të vazhdojë ditën e nesërme me Luiza Gegën, e cila pritet të garojë në disiplinën 3000 metra me pengesa për femra.

Më herët, Burraj e nisi mbarë aventurën e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024” pasi mundi të kalojë raundin paraeliminator në garën e 100 metrave e theu rekordin personal, teksa regjistroi kohën 10.6 sekonda.

Ai garoi në baterinë 3 në garën e 100 metrave. Sprintieri shqiptar doli i dyti në baterinë e tij, teksa i pari u rendit  Noa Jerrel Gary (Mauritani). I treti u rendit Favoris Muzrapov (Taxhikistan), ndërsa i katërti Felix Chun Hei Diu (Hong Kong).

Për më tej, kaluan automatikisht dy vendet e para të secilës bateri ndërsa 12 atletëve iu bashkëngjitën 4 të tjerë, të cilët dhanë kohët më të shpejta.