Sean “Diddy” Combs ka pasur shumë pushtet në industrinë e muzikës dhe një burim i afërt me reperin pohon se ai ende e ka atë pavarësisht se është në paraburgim. Manjati 54-vjeçar i muzikës dhe themeluesi i ‘Bad Boy Records’ aktualisht ndodhet në paraburgim federal në New York me akuza të shumta për abuzim seksual dhe shantazh.
Megjithatë, një burim i afërt me P.Diddy zbuloi për revistën ‘People’ se shumë personalitete ende kanë frikë nga lëvizjet e tij të mundshme. Burimi pranë tij konfirmoi:
Ai është kaq i fuqishëm. Të gjithë kanë frikë t’i rezistojnë. Edhe pse tani është prapa hekurave, ai është akoma kaq i fuqishëm. Ne e kemi ditur gjithmonë këtë. Të gjithë e kanë menduar gjithmonë si një gjeni krijues, veçanërisht kur bëhet fjalë për fiksimin e tij për t’i mbajtur gjërat nën kontroll.
P.Diddy, i cili aktualisht po përballet me më shumë se 120 pretendime për shfrytëzim dhe abuzim seksual, i ka mohuar akuzat. Burimi nga ana tjetër vijoi:
Ai është tepër i zgjuar. Ai njeh shumë njerëz dhe ka ndihmuar shumë njerëz, kështu që shumë njerëz i detyrohen atij. Ai e di këtë. P.Diddy është i aftë për shumë më tepër gjëra sesa njerëzit e tjerë, mendo.
Që nga arrestimi i tij më 17 shtator, reperi Sean “Diddy” Combs, është mbajtur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në New York dhe një burim i afërt me të burgosurit zbuloi disa detaje. Sipas burimit, ai po trajtohet si çdo i burgosur tjetër. P.Diddy nuk ka qasje në ndonjë trajtim të veçantë në paraburgim dhe ai as nuk dëshiron të shikojë televizor.