Art & Kulturë

Bukuroshja nga Meksika fiton kurorën e “Miss Universi 2021”!

Meksikania Andrea Meza është shpallur “Miss Universi 2021”. Bukuroshja ka fituar titullin e  më të bukurës së universit në eventin e organizuar  në Florida. Gjatë finales ajo arriti të triumfojë mbi 70 konkurrente nga e gjithë bota.

Në vend të dytë u rendit bukuroshja nga Brazili, ndërsa në të tretin vajza nga Peruja. Në këtë event Shqipëria u përfaqësuar nga Paula Mehmetukaj ndërsa Kosova nga Blerta Veseli.

Jam shumë e nderuar që jam zgjedhur në mesin e 73 femrave të tjera mahnitëse me të cilat kam qëndruar sonte”, tha Meza në një njoftim për shtyp nga Miss Universe Organisation. Është një ëndërr e vërtetë të vishesh kurorën Miss Universe dhe shpresoj t’i shërbej botës përmes avokatisë sime për barazi në vitin e ardhshëm dhe më gjerë,- tha Meza pas fitores.

Në deklaratën e saj gjatë konkursit, Meza foli për standardet e bukurisë:

Ne jetojmë në një shoqëri që gjithnjë e më shumë është më shumë se e përparuar, dhe ndërsa përparojmë si shoqëri, ne gjithashtu kemi avancuar me stereotipet. Në ditët e sotme bukuria nuk është vetëm mënyra se si dukemi. Për mua, bukuria rrezaton jo vetëm në frymën tonë, por në zemrat tona dhe në mënyrën se si sillemi. Asnjëherë mos lejoni që dikush t’ju thotë se nuk jeni të vlefshëm.

Meza është një modele dhe artiste makijazhi e cila ka një diplomë në inxhinieri softueri. Ajo është gjithashtu një aktiviste dhe “punon ngushtë me Institutin Komunal për Gratë, i cili synon t’i japë fund dhunës me bazë gjinore.

gjithashtu shërben si Ambasadorja zyrtare e Markës së Turizmit për qytetin e saj të lindjes Chihuahua, sipas Organizatës Miss Universe.

Meza do të zhvendoset në New York City për të përfaqësuar markën dhe organizatat e ndryshme filantropike gjatë mbretërimit të saj