Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, fatin e të cilit në fund e vendos Gjykata Kushtetuese. Duhen të paktën 94 vota që të mbështetet raporti i Komisionit Hetimor Kuvendor. Ky raport “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, i propozon Parlamentit shkarkimin e Kryetarit të Shtetit e lexohet nga Alket Hyseni.
Nga ana tjetër në institucionin e Presidentit po mbahet një aktivitet kulturor me këngë dhe valle. Me anë të një reagimi, artisti i madh, Bujar Kapexhiu ka qenë i pranishëm në aktivitetin kulturorë në Presidencë. Ai u shpreh në fjalën e tij:
Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/305448907903217