Tanimë është bërë e ditur prej shumë kohësh së shumë këngëtarë janë shprehur kundër çmimeve “Grammy” këtë vit. Së fundmi ka qenë edhe këngëtari i njohur, Zayn Malik ai që ka reaguar i revoltuar kundër këtij eventi. Nëpërmjet një postimi në Twitter ai ka shprehur se:
Në djall të shkojë Grammy dhe çdokush që ka lidhje me të. Nëse nuk shtrëngoni duart dhe nuk dërgoni dhurata, nuk konsiderohet asnjë nominim. Vitin tjetër do ju dërgoj unë një shportë ëmbëlsirash.
Fuck the grammys and everyone associated. Unless you shake hands and send gifts, there’s no nomination considerations. Next year I’ll send you a basket of confectionary.
— zayn (@zaynmalik) March 9, 2021
Ish-anëtari i grupi “One Direction” nuk ka marrë asnjë nominim për çmimet “Grammy” këtë vit. Në fakt ai nuk ka marrë kurrë një nominim nga eventi prestigjioz i muzikës që nga viti 2015. Zayn nuk është artisti i vetëm që ka dalë kundër çmimeve “Grammy” këtë vit. I pari që reagoi ishte The Weeknd, që e cilësoi gjithë këtë organizim si të korruptuar.
Rikujtojmë, se modelja e famshme, Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të kaluar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid.