Auto & Moto

Bugatti Chiron Sport kalon shpejtësinë prej 413 km/h/VIDEO!

Pronari i një Bugatti Chiron Sport me 1,500 kuaj fuqi ka arritur një shpejtësi prej 413 km/h në një autostradë gjermane. Por, nuk është vetëm shpejtësia ajo që bën përshtypje. Chiron Sport duket se ka burime të pafundme fuqie. Ndërkaq, Bugatti është disa javë larg prezantimit të modelit të ri me motor V16.

https://youtu.be/UCiHLgFm1sI

Rikujtojmë se shtëpia e ankandeve RM Sotheby në Paris vendosi një rekord të ri për makinën e re që është shitur më shtrenjtë. Makina në fjalë është një Bugatti Chiron Profilée i cili mund të jetë versioni i fundit i makinës së jashtëzakonshme të firmës franceze me një motor W16 me 4 turbo. Oferta e fundit ishte 9.7 milionë euro, për një makinë që nuk ka pasur asnjë pronar të mëparshëm në dokumentin e regjistrimit. Shtëpia e ankandeve zbulon se personat pjesëmarrës në këtë ankand ishin pajisur me ftesa, ndërkohë që u tejkalua me 2-fish çmimi i përcaktuar në nisje të ofertave.