Lifestyle

Bugatti Chiron Profilée shitet në ankand për çmimin rekord!

Shtëpia e ankandeve RM Sotheby në Paris vendosi një rekord të ri për makinën e re që është shitur më shtrenjtë. Makina në fjalë është një Bugatti Chiron Profilée i cili mund të jetë versioni i fundit i makinës së jashtëzakonshme të firmës franceze me një motor W16 me 4 turbo.

Oferta e fundit ishte 9.7 milionë euro, për një makinë që nuk ka pasur asnjë pronar të mëparshëm në dokumentin e regjistrimit. Shtëpia e ankandeve zbulon se personat pjesëmarrës në këtë ankand ishin pajisur me ftesa, ndërkohë që u tejkalua me 2-fish çmimi i përcaktuar në nisje të ofertave.

Chiron Profilee është një model unik i bazuar në modelin Pur Sport, i cili ishte Chiron më i lehtë dhe më i fokusuar në pista. Ai ka marshe më të shkurtra, një spoiler të madh të pasmë dhe iu deshën 2.3 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h. Shpejtësia maksimale e modelit Pur Sport është 351 km/h dhe Profilee e re 380 km/h. Krahu i ri i pasmë ka një funksion të dyfishtë, jo vetëm që krijon shtytje me sipërfaqen e sipërme, por largon ajrin e nxehtë me atë të poshtëm.