Health & Beauty Lifestyle

Brunilda Hoxha këshillon si të kujdesemi për flokët nga dielli kur jemi me pushime në plazh!

E ftuar në “Live from Tirana” ka qenë farmacistja Brunilda Hoxha për të folur rreth kujdesit që ne duhet të kemi për veten në plazh. Të gjithë i presim pushimet me dëshirë të madhe dhe shpesh harrojmë se dielli mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën dhe flokët.

Nga çfarë duhet të kemi kujdes në plazh?

Dielli dëmton lëkurën dhe flokët në ekspozim të gjatë. Duhet të përdorim locione ose vaj të pasur me SPF, e cila mbron flokët. Duhet të lahemi pasi dalim nga deti dhe të shpëlajmë flokët me ujë të ëmbël. Nëse nuk kemi, të paktën të përdorim një spray për flokët me SPF. E bëjmë këtë sepse kripa nuk lejon që shampot të depërtojnë, kështu që gjatë ditës duhet të lahemi shpesh me qëllim që të heqim kripën. Normalisht, çfarë duhet të bëjmë varet nga çfarë nevojash specifike kemi. Për shembull, ata që kanë tatuazhe duhet t’i mbrojnë nga dielli, një krem dielli +50 ose +30 është mjaftueshëm. Nëse shohim njolla ose çarje në buzë, duhet të përdorim buzëkuq me SPF për t’i lënë të shërohen.