Bruce Willis ka qenë larg vëmendjes që nga diagnoza e tij me Afazinë, një sëmundje e rrallë e trurit, dhe para se të diagnostikohej, ai kishte rishikuar testamentin e tij për t’u siguruar që familja e tij të mbulohej mirë. Ai deklaroi në dokumentin e noterizuar se secila prej vajzave që Bruce Willis ndan me Demi Moore do të marrë rreth një milion dollarë, që është vetëm një përqindje e vogël e vlerës së tij neto që sipas faqeve të internetit është 250 milionë dollarë.
Bruce Willis' will was revised days before he was diagnosed with a rare brain disease, leaving his new wife with most of his fortune. https://t.co/oIkBn8SNDD
— Radar Online (@radar_online) December 11, 2022
Burimet kanë thënë se vajzat e tij Rumer, 34, Scout, 31 dhe Tallulah, 28, do të marrin miliona dollarë nëse aktori i “Die Hard” ndërron jetë. Sipas Radar Online, burime pranë aktorit pohojnë se pjesa tjetër e pasurisë së tij do të shkonte për fëmijët e vegjël që ka me gruan e tij aktuale Emën. Mabel që është 10 vjeç dhe Evelyn. Burimet treguan se:
Ai beson se Rumer, Scout dhe Tallulah kanë marrë më të mirën nga ajo që ai ka për të ofruar financiarisht gjatë gjithë jetës së tyre. Amaneti i Bruce-it në fakt është ribërë vite më parë pasi ai u martua me Emën në vitin 2009, u ndryshua pasi lindën fëmijët dhe pastaj përsëri kur ishte e qartë se shëndeti i Bruce po shfaqte probleme.
Bruce Willis ka besim të plotë se vajzat e tij më të mëdha do të jenë në rregull me shumën që do të marrin. Rumer është një aktore punëtore në kinemanë e pavarur, Scout është një këngëtare-kantautore e cila është gati të publikojë albumin e saj të parë dhe Tallulah gjithashtu ka disa pjesë në role të ndryshme. Një burim prnë tij është shprehur se:
Bruce beson gjithashtu se Demi, e cila ka një vlerë rreth 200 milionë dollarë, do të jetë gjithmonë aty për Rumer, Scout dhe Tallulah. Bruce është në një gjendje të pasigurt me afazinë e tij. Ai nuk e kupton gjithmonë se për çfarë po flitet dhe si të përgjigjet. Gjithçka që mund të bëjnë është t’i thonë se e duan dhe të luten për një mrekulli.