Gjendja shëndetësore e aktorit të njohur Bruce Willis sa vjen e përkeqësohet dhe sipas burimeve të afërta, ai nuk njeh më as ish-bashkëshorten e tij Demi Moore. Duke u kthyer nga një udhëtim, aktorja vizitoi ish-bashkëshortin e saj ku ku i fundit nuk arriti ta njoh. Moore ka qenë e martuar prej 13 vitesh me Bruce dhe kanë së bashku 3 vajza.
Aktori vuan nga një formë e demencës frontotemporale që nuk mund të kurohet dhe zakonisht prek njerëzit midis moshës 40 dhe 60-vjeç. Sëmundja progresive mund të shkaktojë dëmtime të rënda njohëse, si dhe ndryshime të personalitetit dhe ndryshime të humorit.
Sipas mikut të ngushtë të aktorit dhe krijuesit të Moonlighting, Glenn Gordon Caron, aftësia e Willis për të komunikuar është përkeqësuar në mënyrë dramatike si rezultat i betejës së tij me demencën frontotemporale. Caron tha për The Post se:
Unë përpiqem të flas me Bruce, gruan e tij Emma Heming Willis dhe tre fëmijët e tij më të mëdhenj. Jam përpjekur shumë të jem në jetën e tij. Ajo që e bën sëmundjen e tij kaq të habitshme është se nëse do të kishit kaluar ndonjëherë kohë me Bruce Willis, do të shihnit se nuk ka njeri që është më i lumtur për jetën se ai. Willis dikur ishte një lexues i pangopur, ai nuk donte që askush ta dinte këtë dhe tani ai nuk lexon më. Të gjitha ato aftësi gjuhësore janë zhdukur, por ai është ende Bruce.
Së fundmi gruaja e aktorit, Emma Heming Willis, me anë të disa postimeve në Instagram, ka ndarë vështirësitë me të cilat përballet çdo ditë teksa kujdeset për të. Ajo ka theksuar se është e rëndësishme të ndajmë mënyrën se si ndihemi, ndërsa rrëfeu se ndihej si “në errësirë dhe e dënuar” pas dyerve të mbyllura, por ajo duhej të ecte përpara.