Ylli i muzikës pop, Britney Spears ka folur së fundmi për dy aktoret të cilat ajo i adhuron. Bëhet fjalë për Kate Hudson dhe Drew Barrymore. Ajo tregoi se gjatë takimit me dy aktoret ka mbetur pa fjalë dhe thotë se i ka munguar të takojë dikë në rrugë dhe ta përshëndesë. Në një postim në Instagram Spears shkroi:
Unë do t’ju them një sekret të vogël… Kam takuar 1000 të famshëm në biznes, por më duhet të them se 2 personat që më lanë pa fjalë ishin ishin Kate Hudson dhe Drew Barrymore. Ato janë deri tani dy njerëzit më të bukur që kam parë ndonjëherë në jetën time! Është shokuese! M’u desh të hapja gojën time budallaqe me Kate dhe me Drewn dhe mbeta memece! Po i them të gjitha këto sepse sinqerisht është e çuditshme që në mediat sociale pritshmëritë për të qenë perfekt janë goxha të çmendura! Dhe megjithëse e dua burrin tim do të jem e sinqertë dhe do të them se mërzitem gjatë gjithë kohës! Neve na intereson se çfarë mendojnë të tjerët dhe më pas kur filloni ta merrni veten seriozisht, hiqni dorë përpara se t’ju interesojë shumë! Është shumë e vështirë… Po e ndaj këtë sepse të gjithë duket se jemi të huaj pas telefonave dhe kompjuterëve tanë. Unë kurrë nuk kam hapur një kompjuter gjatë gjithë jetës sime… vetëm një telefon, por më mungon të shkoj tek dikush në rrugë ta përshëndes dhe të buzëqesh. Është kaq e vrazhdë! Unë përshëndeta një grup të rinjsh dhe buzëqesha, ata më shikonin sikur unë po shpërtheja! Sinqerisht më bëri të ndihem kaq budallaqe, kështu që thjesht do të vazhdoj të kthehem në telefonin tim dhe të mos shoqërohem sepse sinqerisht mendoj se kjo të bën “të lezetshëm” në këtë botë! Unë i them të gjitha këto, por me siguri do të blej një kompjuter sot!
Britney Spears thuhet se është duke punuar për të sjellë muzikë të re pas një pushimi gjashtë vjeçar, pas publikimit të albumit të saj të fundit “Glory” në vitin 2016 por jo vetëm kaq sepse para pak javësh u bë e ditur gjithashtu se ajo do të shkruante një rrëfim për jetën e saj.
Me sa duket kjo gjë do të bëhet realitet sepse vetë Britney ka konfirmuar zyrtarisht se është duke shkruar një libër. Spears, 40 vjeçe, njoftoi planet e saj të librit të ri nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin social Instagram ku ajo e quajti shkrimin e projektit “shërues dhe terapi”.