Këngëtarja e famshme, Britney Spears, i ka shqetësuar fansat me postimet e fundit në rrjetet e saj sociale. Në një video të publikuar në “Instagram”, këngëtarja e hitit “Toxic”, u shfaq me një palë bikini të verdha.
Artistja i la ndjekësit pafjalë kur u shpreh se mund t’i hiqte fare ato. Por jo vetëm kaq, pasi edhe mbishkrimi që Spears la bashkëngjitur me pamjet në fjalë i shqetësoi fansat.
U humba në qendër të Meksikës për një orë këtë mëngjes dhe ishte e tmerrshme … por gjeta rrugën time dhe po shtrihem tani … është bukur sot
View this post on Instagram
Ky postim vjen pas një incidenti që këngëtares i ndodhi në një hotel në Los Angeles. Ajo u pa teksa dilte zbathur dhe me të brendshme, duke mbajtur një jastëk në gjoks. Ndërkohë një ambulancë mbërriti në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angeles ka konfirmuar se shërbimet e urgjencës janë dërguar në hotelin e Britney në orën 12:42. Ata iu përgjigjën raportimeve se një grua ishte plagosur.