Ylli i muzikës pop Britney Spears ka zbuluar me anë të një videoje në Instagram se hajdutët i kanë zbrazur kutinë e bizhuterive. Ajo u shpreh e frikësuar për të blerë bizhuteri të tjera. Kjo sepse thotë se ka frikë se kjo ngjarje do përsëritet, ndaj nga tani e tutje tregon se do të blejë bizhuteri të lira dhe false.
Vërtet djema, më kanë vjedhur të gjitha bizhuteritë. Mund të shihni vërtet se të gjitha bizhuteritë e mia janë vjedhur. Është e vështirë të blesh të reja tani, sepse kam frikë se do të humbasin. Tani do i blej të lira dhe false. Kryqi im që kam mbajtur që në moshën 4 vjeçare është zhdukur.
View this post on Instagram
Së fundmi ylli i popit u përcoll nga hoteli Chateau Marmont në Los Anxhelos gjysmë e zhveshur dhe zbathur, e mbështjellë me një batanije dhe në një gjendje të dukshme të rënduar. Fillimisht u fol për një debat të fortë mes këngëtares dhe të dashurit të saj aktual Paul Soliz, që ndodhi në një nga dhomat e hotelit dhe rezultoi në një sherr ku këngëtarja ndrydhi këmbën.
Megjithatë, pak orë më vonë, Britney postoi një video në Instagram në të cilën tregon kyçin e fryrë të këmbës dhe thotë versionin e saj të ngjarjeve, duke fajësuar nënën e saj dhe duke mohuar lajmet e përhapura nga mediat. Psikiatri i njohur Dr.Charles Sophy, i ftuar në TMZ Live, ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për gjendjen e saj. Ai sugjeron se ka nevojë urgjente për ndërhyrje mjekësore dhe një forma të re të kujdestarisë.