Celebrities Gossip Showbiz

Britney Spears qenka siguruar mirë që Sam të mos marrë asnjë qindarkë nga pasuria e saj!

Së fundmi thuhet se ylli i muzikës pop Britney Spears dhe Sam Asghari kanë nënshkruar një kontratë paramartesore, sipas të cilës partneri i këngëtares nuk do të marrë asnjë qindarkë nga pasuria e saj. Një burim tha për “Page Six” se:

Britney dhe Sam nënshkruan një kontratë paramartesore në favor të saj. Çdo para që ajo ka fituar është e mbrojtur.

Rikujtojmë, se Britney dhe Sam u martuan të enjten e kaluar në oborrin e shtëpisë së saj në Thousand Oaks, Kaliforni. Dasma e tyre mori vëmendjen e të gjithë mediave. Momenti më i keq ishte kur ish-bashkëshorti i saj, Jason Alexander ndërpreu dasmën. Tani TMZ raporton se Alexander nuk mund të kontaktojë ose shqetësojë këngëtaren për të paktën 3 vitet e ardhshme.

Një gjykatës ka lëshur një urdhër ndalimi kundër ish-bashkëshortit të Britney. Gjykatësi shtoi një akuzë për ndjekje penale në rastin e Alekxander dhe vendosi se ai duhet të paguajë 100,000 dollarë për lirimin me kusht. Ai gjithashtu do të duhet të dorëzojë çdo armë zjarri që ka në posedim.

Sjellim në vëmendje se rreth 1 muaj më parë 40-vjeçarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram zbuloi se kishte humbur fëmijën e saj. Këngëtarja e njohur dhe Sam ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Britney më parë kishte shkruar dhe ishte shprehur në lidhje me frikën që kishte për të pasur një fëmijë në kohët e sotme dhe sidomos në një vend si Amerika.