Fansat e artistes së njohur Britney Spears janë shumë të shqetësuar për gjendjen e saj, pasi postoi një video duke qarë gjatë kohës që kërcente. Megjithatë, “Princesha e Popit” e përshkroi një veprim të tillë si çlirues dhe të domosdoshëm.
Ka kohë që kam qarë në kamera!!! Nuk është një përvojë e keqe, është një lëshim që më duhej për një kohë shumë të gjatë tani! Përvoja shpirtërore me siguri! Mendoj se duhet të bëje më shumë në këtë mënyrë!
Dhe në fillim iu duk si një video më shumë që këngëtarja e publikon si zakonisht, pasi ndan rregullisht klipe të lëvizjes së saj nën tingujt e ritmeve të ndryshme. Vetëm këtë herë, pasi ka realizuar disa rrotullime, këngëtarja e “Lucky” është prekur dhe ka shpërthyer në lot para kamerës, duke shafqur emocionet e saj. Edhe pse Britney sqaroi se nuk po përjetonte ndonjë gjë, disa nga komentet e lëna në video tregonin shqetësim për shëndetin mendor të këngëtares. Një fans u shpreh:
Kjo grua ka nevojë për ndihmë para se të jetë tepër vonë. Nëse e doni këtë grua, ndaloni së inkurajuari këtë sjellje.
Ndërsa fansat e tjerë dukej se e kuptonin atë që shpjegoi Britney, duke theksuar rëndësinë e të qarit për t’u shëruar.
Të qash ka të bëjë me çlirimin shpirtëror dhe lëshimin. Është një mënyrë e fuqishme për të shëruar dashurinë time. Vazhdo të shërohesh. Je shumë e admirueshme.
Ky postim kontrovers i parapriu një tjetër në të cilin “Princesha e Pop-it” uron djemtë e saj Preston dhe Jayden, ditëlindjet e të cilëve janë përkatësisht 14 dhe 12 shtator dhe me të cilët ajo është larguar. Pak ditë më parë, Spears rrëfeu se një pjesë e saj “ka vdekur” në mes të marrëdhënies së saj të tensionuar me djemtë e saj Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, fryt i marrëdhënies së saj të mëparshme me Kevin Federline.
Reperi ka rrëfyer se djemtë nuk duan ta shohin nënën e tyre, diçka që e ka ndarë plotësisht. Në disa publikime të reja në Instagram në format video, por në të cilat nuk ka imazhe dhe dëgjohet vetëm zëri i këngëtares, ajo ka treguar se ndihet e thyer.