Celebrities Gossip Showbiz

Britney Spears “në sulm” kundër babait “padron”!

Britney Spears nuk e duron më gjendjen e tutelës, së cilës i nënshtrohet prej 13 vjetësh dhe e lënduar thellë nga familjarë e të afërm ka vendosur t’i vërë gjërat në lëvizje e duket se e ka shumë seriozisht!

Në një postim në Instagram, ylli i muzikës njofton fansat se nuk do të shkelë më në një skenë përsa kohë babai i kontrollon jetën.

Nuk do të performoj në asnjë skenë me babain që më dikton veshjet dhe ato që duhet të them, të bëj e të mendoj. E bën prej 13 vitesh. Më mirë të ndaj video nga shtëpia se nga ndonjë skenë në Las Vegas. Më është dashur të lutem që në spektaklet e mia të përfshiheshin këngë të reja.

Këngëtarja nuk kursen as motrën e saj, Jamie Lynn Spears, e cila deri tani ka preferuar të heshtë lidhur me situatën që po kalon e motra.

Nuk më pëlqen kur motra ime paraqitet në ceremoni vlerësimi e këndon këngët e mia!

Spears ka shpresa dhe beson shumë se “shpresat zor se vriten”. E pas sinjaleve të fundit pozitive ka të drejtë të mendojë se do të ketë zhvillime të rëndësishme.

Për herë të parë, një gjykatës i dha mundësinë të emërojë një përfaqësues ligjor e ajo zgjodhi Mathew Rosengart, ish-prokuror që në të kaluarën ka përfaqësuar të drejtat e yjeve hollivudianë si Sean Penn e Keanu Reeves. Ai zuri vendin e Samuel Ingham III, përfaqësuesit që po nga gjykata u caktua për Britney-n 13 vite më parë por që për fat të keq, më shumë se dëshirat e klientes së tij, përmbushi ato të babait, Jamie Spears.

Në ligjin amerikan, tutela, e njohur si “conservatorship” nënkupton caktimin e një përfaqësuesi për të menaxhuar financat apo jetën e një personi tjetër të moshuar ose me kufizime fizike e mendore.

Britney Spears nuk do të jetë më nën tutelë dhe tani e pret një betejë e gjatë. Seanca gjyqësore e radhës pritet në fund të shtatorit.