Mund t’ju duket çudi por këngëtarja e njohur Britney Spears ka treguar se pas shumë vitesh që bullizohej nga i ati, Jamie Spears, për trupin e saj, kishte menduar që të bënte operacion plastik gjoksin. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram, ajo kishte shkruar se:
Është çmenduri të jetosh në Los Anxhelos… Po mendoja të kryeja një ndërhyrje për gjoksin… gjoksi im është mjaft i vogël! Dua të them se me reçipetat e duhura duket mirë, por isha kurioze se çfarë do të thoshte një mjek. Kam humbur 7 kilogramë në 6 muajt e fundit dhe kjo është shumë për mua! Ata u tkurrën! Nuk e di se ku shkoi gjoksi im.
Spears iu rrëfeu fansave se rezervoi një takim me një mjek, por u largua pa e bërë konsultën. Britney pretendoi se babai i saj e kishte bullizuar gjatë gjithë kohës së kujdestarisë, një periudhë gati 14-vjeçare.
Babai im gjithmonë më thoshte se isha e shëndoshë dhe të ishe një vajzë me përmasa të mëdha në skenë nuk ishte e këndshme… Ishte poshtëruese!
Britney, një ikonë muzike e konsideruar prej kohësh një simbol seksi që kur shpërtheu në skenën e muzikës pop në vitin 1998 deklaroi se ajo është “absolutisht një viktimë e të gjitha objektivizimeve dhe shfrytëzimeve shoqërore që u bëhen grave”. Këngëtarja vazhdoi duke thënë se ajo beson se “njerëzit mund të jenë të lumtur dhe 100% tërheqës në çdo madhësi, për sa kohë që ata kanë energji të mirë”.
Në postimin e saj, Britney ndau më shumë detaje rreth periudhës 4-mujore që kaloi në një institucion të shëndetit mendor kundër dëshirës së saj në vitin 2019. Fituesja e Grammy-it e përfundoi postimin e saj duke u thënë fansave se ajo ende është duke marrë veten 3 vjet pas përvojës së saj traumatike në institucionin e shëndetit mendor dhe luftës së mëvonshme me vetëvlerësimin.