Çështja e kujdestarisë së Britney Spears u bë shumë kohë që është në vëmendje të mediave. Megjithatë tashmë vëmendja do t’i kalojë të motrës së saj, Jamie. Aktorja amerikane Jamie Lynn Spears njoftoi në datën 11 Tetor se ka përfunduar së shkruajturi librin e saj. Në një postim në rrjetin social Instagram ajo tha se:
Nuk mund ta besoj që më në fund mbarova së shkruari librin tim. Ka qenë një punë intensive për një kohë të gjatë. Në vitin 2017, pas një aksidenti, ndjeva një bindje të fortë për të ndarë historinë time, por kishte shumë punë dhe shërim personal që duhej të ndodhnin para se të mund të tregoja të vërtetën time. Kam kaluar gjithë jetën duke besuar se më duhej të pretendoja se isha perfekte edhe kur nuk isha, kështu që për herë të parë po shprehem për shëndetin tim mendor, sepse ky proces më sfidoi që të kem një dhimbje me veten time dhe të përballem me shumë gjëra të vështira, që normalisht do t’i kisha kaluar menjëherë, ashtu siç më kishin mësuar. I detyrohem vetes dhe vajzave të mia të jem një shembull që nuk duhet ta ndryshoni kurrë veten ose të vërtetën tuaj për t’i pëlqyer dikujt tjetër.
Unë e di që kam akoma shumë për të mësuar, por më duket se përfundimi i këtij libri i dha fund këtij kapitulli 30-vjeçar të jetës sime dhe shpresoj se ndihmon këdo që harroi vlerën e tij, humbi zërin, ose po përpiqet të largojë diçka jo të shëndetshme nga jeta e tyre. Kjo është arsyeja pse unë jam shumë e lumtur të njoftoj se një pjesë e të ardhurave të librit tim do të shkojnë për nismën “This is my brave” sepse e di se sa e frikshme mund të jetë të ndash luftërat personale, veçanërisht nëse nuk mendon se ke mbështetjen ose një hapësirë të sigurt për ta bërë këtë dhe ata po bëjnë punë të mahnitshme për të mbështetur dhe inkurajuar njerëzit ndërsa ndajnë me guxim përvojat e tyre.
E fundit por sigurisht jo më pak e rëndësishme, dua që ju të gjithë ta dini se ju keni rëndësi, historia juaj ka rëndësi dhe mos lejoni që kjo botë të përpiqet t’ju bindë ndryshe.
Në mbishkrimin e postimit, Jamie Lynn Spears nuk e përmendi motrën e saj, por thjesht tha se libri do të detajonte problemet e saj të shëndetit mendor. Por botuesi i saj, Worthy Publishing, thotë në përshkrim se:
Gjërat që janë thënë do të prekin rolin e Jamie Lynn si motra e vogël e Britney-t.
Duket se ky lajm nuk u prit mirë nga motra e saj Britney, e cila ngacmoi me një shkrim në 12 Tetor. Ylli i pop-it shkroi në profilin e saj në Instagram se:
Një lajm i shkëlqyeshëm. Po mendoj të nxjerr një libër vitin e ardhshëm, por kam probleme me vendosjen e titullit, kështu që ndoshta fansat e mi mund të ndihmojnë! Më intereson vërtet të di se çfarë mendojnë njerëzit.
Britney më parë ka shprehur se është e zhgënjyer nga anëtarët e familjes së saj, përfshirë Jamie Lynn. Në korrik, këngëtarja e “Lucky” shkroi se asaj nuk i pëlqeu që motra e saj u shfaq në një event për ndarjen e çmimeve dhe interpretoi këngët e saj, me sa duket duke iu referuar “Radio Disney Music Awards 2017”, ku Jamie bëri një performancë. Një ditë para postimit të saj në lidhje me performancën e Jamie-t, Britney shkroi se ajo ishte ndjerë e tradhëtuar nga njerëzit e saj më të dashur. Këngëtarja tha se:
Nuk ka asgjë më të keqe sesa kur njerëzit më të afërt dhe që nuk u treguan mbështetës kurrë për ju postojnë gjëra në lidhje me situatën tuaj dhe flasin për mbështetje. Nuk ka asgjë më të keqe se kaq! Si guxoni të thoni këto për njerëzit që doni më shumë?
Në atë kohë, Jamie Lynn kishte ndarë postime të shumta inkurajuese, përfshirë një postim që fliste për shpresën. Tashmë, babai i Britney ka hequr dorë nga kujdestaria e pasurisë së saj dhe ylli i popit po ndihet më optimiste se kurrë. Një burim i tha kohët e fundit “E!News” se:
Është shumë çliruese dhe emocionuese për të. Britney nuk ka qenë kaq e lumtur për një kohë të gjatë.
Rikujtojmë se, ylli i muzikës pop, Britney Spears, është duke u shëruar nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. 39-vjeçarja më e kthjellët se kurrë ka zbuluar së fundmi se po shkruan një libër.