Së fundmi, këngëtarja e njohur Britney Spears ka reaguar pasi lajmi se vëllai i saj ishte i ftuar në dasmë u konfirmua në të gjitha mediat. Ylli i popit zbuloi në një postim në Instagram se Bryan Spears nuk ishte i ftuar në dasmën e saj me Sam Asghari-n. Ndërkaq, ajo u shpreh se:
Intervista jote e podcastit ishte kaq SPECIALE… Kur u pyet nga prezantuesi tepër i sjellshëm ‘pse familja jote nuk e lejon atë të jetë ajo që do të jetë?’ Përgjigja jote ishte… ‘ajo nuk mund të bëjë as një rezervim për darkë’…
Britney, me sa duket, po i referohej paraqitjes së Bryan në vitin 2020 në podcastin ‘NOT Seen on TV’, më shumë se një vit para përfundimit të konservatorit të saj.
Ajo që i the atij njeriu në atë intervistë tha gjithçka, Bryan! Ti nuk ishe kurrë i ftuar në dasmën time, kështu që pse përgjigjesh? Ps: kam një asistent që bën rezervimet e mia për darkë…
Mesazhi i këngëtares vjen pasi e dashura e Bryan tha se ai nuk mori pjesë në dasmën e Britney-t, sepse diplomimi në shkollën fillore i vajzës së tij 11-vjeçare ishte në të njëjtën ditë. Sjellim në vëmendje se Britney nuk kishte ftuar në dasmë asnjë nga familjarët e saj. Nëna e këngëtares edhe pse nuk ishte e pranishme në ditën më të bukur të vajzës së saj e ka uruar me këto fjalë:
Dukesh rrezatuese dhe kaq e lumtur! Dasma juaj ishte një dasmë e ëndrrave! Ta bësh dasmën në shtëpinë tënde është kaq sentimentale dhe e veçantë! Jam shumë e lumtur për ty! Të dua!
Ndërkaq, rikujtojmë se ylli i muzikës pop dhe Sam Asghari kanë nënshkruar një kontratë paramartesore, sipas të cilës partneri i këngëtares nuk do të marrë asnjë qindarkë nga pasuria e saj. Një burim tha për “Page Six” se:
Britney dhe Sam nënshkruan një kontratë paramartesore në favor të saj. Çdo para që ajo ka fituar është e mbrojtur.