Britney Spears thotë se ndihet sikur një pjesë e saj “ka vdekur” mes marrëdhënieve të tensionuara me djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15. Më herët Jayden James Federline, u shpreh se ata nuk morën pjesë në dasmën e nënës së tyre me Sam Asghari, por ai nuk ka urrejtje për nënën e tij. Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, Britney ka thënë se:
Ata ishin gëzimi im. Ata ishin gjithçka e imja. Mezi pres t’i shoh. Kjo ishte ajo për të cilën jetoj. Dhe pastaj krejt papritur, ata u zhdukën. Dua të them, njerëzit nuk e mbajnë mend atë pjesë, sepse ata gjithmonë fokusoheshin tek negativet, por që kur ishin 6 deri në 9 vjeç, unë i mbaja ata 70 % të rasteve.
Në shtator 2019, u raportua se Spears dhe ish-bashkëshorti i saj kishin ndryshuar marrëveshjen e tyre të përbashkët të kujdestarisë. Federline tani i mban djemtë 70 %, në vend të 50-50. Siç raportuan mediat e huaja në fillim të këtij muaji, këngëtarja e njohur dyshohet se nuk i ka parë djemtë e saj për rreth gjashtë muaj.
Rikujtojmë, se Spears dhe Kevin Federline ishin të martuar nga viti 2004 deri në ndarjen e tyre në 2007. Por Federline së fundmi zemëroi fansat e Spears duke shpërndarë pamjet video të saj duke u grindur me djemtë e tyre. Pas kësaj Spears nisi të sulmojë Federline në Instagram, ku pati edhe mbështetjen e shumë prej yjeve të famshëm botërorë. Spears ka publikuar një rrëfim bombë në një regjistrim më shumë se njëzet minuta.
Këngëtarja foli për mënyrën se si filloi konservatorizmi, i cili bëri që babai Jamie dhe të tjerët të kontrollonin jetën e saj dhe si u trajtua gjatë viteve. Kujdestaria e Britney filloi në vitin 2008 kur nëna e dy fëmijëve ishte 25 vjeçe dhe përfundoi në nëntor të vitit 2021. Që atëherë, superylli ka folur për kufizimet e supozuara nën të cilat ajo ishte, siç është moslejimi për të pirë. Ajo përshkroi se si ishte mbajtur e mbyllur ndërsa paparacët dhe helikopterët rrethuan shtëpinë e saj.