Celebrities Gossip Showbiz

Britney Spears dhe Sam Asghari njoftojnë humbjen e fëmijës së tyre!

Ikona e muzikës Britney Spears pak orë më parë ka zbuluar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram se ka humbur fëmijën e saj pak javë pasi bëri publik edhe lajmin se ishte në pritje të ëmbël. Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ajo e bëri vetë publik lajmin e humbjes së foshnjës të shtunën nga ku kishte shkruar:

Me keqardhjen tonë më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullisë herët në shtatzëni. Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim që të njoftonim derisa të ishim më tej, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ju jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ne kërkojmë me mirësi për pak privatësi gjatë këtij momenti të vështirë.

Mesazhi ka vijuar edhe më poshtë ku Britney dhe i fejuari i saj u shprehën duke thënë se:

Ne jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur. Faleminderit për mbështetjen tuaj. 

Rikujtojmë, se në muajin nëntor të vitit të kaluar, këngëtarja rifitoi lirinë, pasi gjykata vendosi që babai të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj. Menjëherë më pas, ylli i popit nisi të shijojë pushimet me të fejuarin e saj, Sam Asghari.

Sjellim në vëmendje se së fundmi gjithashtu Britney kishte shkruar dhe ishte shprehur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram në lidhje me frikën që kishte për të pasur një fëmijë në kohët e sotme dhe sidomos në një vend si Amerika. Pak orë më vonë postimi nga ana e saj u fshi por e gjitha kishte lidhje edhe me pjesën se për ikonën e muzikës janë bërë shumë dokumentare madje edhe pa miratimin e saj dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak.