Së fundmi është bërë e ditur se artistja e njohur Britney Spears dhe ish-bashkëshorti i saj Sam janë shumë pranë finalizimit të divorcit të tyre. Burimet thanë për TMZ të premten se aktori nuk e ka kundërshtuar marrëveshjen e tyre paramartesore pasi avokatët e tyre po punojnë për të zgjidhur çështjen.
Megjithatë, një burim i brendshëm tha ekskluzivisht për Page Six se Spears dhe Asghari “kanë pasur pak ose aspak kontakt, por aktualisht nuk ka drama”. Asghari bëri kërkesë për divorc nga artistja në gusht pas vetëm një viti martesë.
Më vonë dolën raporte që pretendonin se Spears kishte tradhëtuar dhe sulmuar Asghari përpara ndarjes së tyre. Megjithatë, asnjëra palë nuk i adresoi kurrë publikisht këto pretendime dhe burime të shumta pranë këngëtares së “Gimme More” i thanë Page Six se ajo nuk e kishe prekur bashkëshortin e saj.
Jamie Lynn Spears, motra e yllit të muzikës pop Britney Spears ka folur së fundmi për marrëdhënien me këngëtaren. Ajo ka treguar se raportet mes tyre janë të mira dhe sipas saj ka qenë personi i vetëm që nuk ka përfituar nga këngëtarja.
Po, unë e dua. Ajo është një motër e madhe dhe e mirë. Bota e ka parë këtë. Unë kam mësuar të ndaloj së foluri për këtë publikisht, por familjet kanë debate. Unë dhe ajo, të dyja kemi pasur një edukim shumë të ndërlikuar dhe rrethana shumë të ndërlikuara. Ne të dyjave na është dashur t’i trajtojmë ato në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë ia kemi hedhur fajin njëra-tjetrës, por nuk duhet ta kishim bërë. Unë kam qenë personi i vetëm në jetën e saj që ajo mund të thotë se nuk kam marrë kurrë asgjë prej saj. Kam qenë personi i vetëm në jetën e saj që ajo tha: “Unë thjesht dua të jem motra jote”. Ne patëm një jetë vërtet të çuditshme, kështu që nuk mund t’ua shpjegojmë shumë njerëzve, por në fund të rrugës, e di që kjo është familja ime. Unë i dua ata.