Health & Beauty Lifestyle Vitality Vibes | News

Brikena Qirjazi na tregon problematikat që lidhen me dëgjimin, sidomos në moshat pediatrike!

Çdo javë emisioni “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin trajton një patologji të ndryshme, ku flasin njerëzit rreth një sëmundje, sqarohet si nisen simptomat e para dhe ndjesitë e tij. Më pas ky rrëfim i tregohet ekipit të mjekëve i cili shikon nëse mund të nxjerrin një diagnozë paraprake pa vizituar pacientin ose mund t’i japin një këshillë në mënyrë direkte, medikamente, ushtrime, këshilla, etj. E ftuar në këtë episod ka qenë Prof. Asc. Brikena Qirjazi, pedagoge e Departamentit të ORL- Okulistikës në Fakultetin e Mjekësisë për të folur më shumë rreth problematikave të hundës, fytit, veshëve dhe strukturave që prekin këtë fushë të saj.

Ne kohët e fundit po shohim disa problematike tek fëmijët, kryesisht tek dëgjimi i tyre. Përse ka qenë më shumë në fokus kjo temë?

Dëgjimi i fëmijëve është në fokus, sepse njeriu është i programuar gjenetikisht që deri në moshën 3 vjeç të përdorë të dëgjuarit për të zhvilluar të folurin. Kështu që, tre vjeçari i parë i jetës është super i rëndësishëm. Dhe prindërit duhet të dinë për ta shfrytëzuar këtë jo vetëm për të mësuar gjuhën e nënës, por për të mësuar edhe shumë gjuhë të huaja. Se pas kësaj periudhe 3-vjeçare mësimi i gjuhëve të huaja fillom edhe bëhet edhe më i vështirë. Kjo ishte kështu informacion extra. Brenda moshës 3-vjeçare ka lloje të ndryshme të uljes së dëgjimit. Nga ato të lindura dhe ato që lidhen me infeksionet e virozat. Duke qenë se fëmija është i vogël dhe nuk di të ankohet, ngelet në përgjegjësi të prindit, le të themi të dados, të çerdhes për të kuptuar se diçka nuk shkon me fëmijët.

Por si mund ta evitojnë prindërit këtë fazë të parë të këtij problemi që në fëmijëri?

Dhe duke qenë se është kaq e fshehtë si ankesë, ne i kapim me vonesë. Dhe duke e kapur me vonesë çdo gjë që ti mund ta bësh për ta rregulluar është e vonuar. Ajo që prodhohet në fund nga ndërhyrja, ndonjëherë nuk është ajo që ne duam. Për këtë arsye dëgjimi është i rëndësishëm tek moshat pediatrike. Në mënyrë të veçantë ato që janë të lindura. Kurse pjesa tjetër që janë të fituara nënkupton që një pjesë mund të kalojë si virozat për shembull.