Një studim i ri, i publikuar në revistën Royal Society Open Science, ka zbuluar se femrat e bretkosave nuk janë aq pasive sa mendohej kur përballen me mashkullat. Sipas Dr. Carolin Dittrich, një nga autorët e studimit nga Muzeu i Historisë Natyrore të Berlinit, femrat ndërmarrin veprime drastike për të shmangur vëmendjen e padëshiruar.
Studiuesit regjistruan sjelljen e 54 femrave të kapura nga një mashkull, duke zbuluar se 83% e tyre u përpoqën të rrotulloheshin për t’u larguar. Rreth 48% e femrave lëshuan thirrje si rënkime, ndërsa 33% u ngurtësuan si një formë mbrojtjeje. Femrat më të vogla treguan tendencë për të përdorur të trija taktikat për të shmangur mashkullin.
Ekipi sugjeron se imobilizimi tonik mund të jetë një përgjigje ndaj stresit, sidomos te femrat më të reja, që ndiejnë një presion më të madh në përballjen me meshkujt. Dittrich nënvizon se ky studim ofron një perspektivë të re mbi sjelljen e femrave, duke treguar se ka ende shumë për të mësuar për këto specie, të cilat shpesh mendojmë se i njohim mirë.