I ftuar në “Ta thotë Jonka” për të folur rreth mbetjeve elektronik ishte Brenton Bënja nga Geek Room. Ai ka treguar se në përdorimin e përditshëm të pajisjeve teknologjike duhet të kemi kujdes. Nëse diçka nuk funksionon në smartphone-in tonë, nuk duhet të kemi maninë ta hedhim, por të gjejmë mënyra si mund ta riparojmë.
Megjithatë, Bënja është shprehur se kompanitë e pajisjeve elektronike nuk lejojnë të blihen pjesët zyrtare, në mënyrë që njerëzit të blejnë të reja.
Kompanitë nuk lejojnë të blihen pjesët zyrtare të telefonit. Zakonisht, riparimet e dëmeve janë të shtrenjta, ndaj njerëzit zgjedhin të blejnë telefona të rinj. Kjo i sjell shumë përfitime kompanisë, por shkakton dëme në mjedis. Mbetje elektronike prodhohen 53 milion ton, prej të cilave 15-20 % riciklohen, pjesa tjetër digjen dhe kjo sjell ndotje.
I pyetur se cilat vende kanë ligje që mbrojnë konsumatorin dhe i japin të drejtën e riparimit, Brenton tregon se Europa është pak më para me ligjin.
Me ligj është më para Europa se Amerika. Atje ekziston e drejta e riparimit, por vetëm e pajisjeve elektro-shtëpiake. Pritet që në ligj të përfshihen dhe smartphone-at.
Megjithatë, ka disa mënyra si ne vetë mund ta mbrojmë mjedisin duke mos shpërdoruar pajisjet tona.
Duke pastruar ventilatorët dhe portën e karikimit ne ruajmë telefonat tanë dhe shtojmë kohëzgjatjen e tyre. Kjo është shumë e rëndësishme dhe duhet bërë nga konsumatorët. Një gjë tjetër që mund të bëjmë është të kthejmë smartphone-t e vjetër dhe t’i ripërdorim sërish. Unë sugjeroj t’i përdorim dhe si ‘security camera’. Gjithashtu, mund ti dhurojmë këto pajisje tek një i afërmi jonë, që mund ta përdorë. Në rast se nuk funksionon më, dërgoje tek servisi më i afërt, pasi ata dinë ku mund t’i hedhin që ti riciklojnë ose të përdorin disa pjesë të tij.