Para tre ditëve, Romeo, Elgiti dhe Donaldi publikuan këngën që prej ditësh e kishin paralajmëruar në rrjete sociale. Aq shumë e komentuar se kujt i dedikohet ‘Picasso’ që duket se aktori dhe në këtë projekt nuk ka lënë pa vendosur disa detaje nga historia e tij e shumëpërfolur me Borën.
Bashkimi i tre emrave kaq të përfolur, historia që qëndron pas ‘Piccaso-s’ duket se e ka bërë këngën që të ketë shumë sukses. Vetëm brenda tre ditëve, projekti i tyre muzikor ka kapur plot 1 milion klikime në platformën YouTube. Çudia më e madhe tre ditë zgjat apo suksesi i këngës do të vazhdojë dhe në ditët në vijim?
Në pjesën e Donaldit, fjalët e tekstit tregojnë në mënyrë kronologjike historinë mes tyre që prej fillimit të takimit të famshëm mes tij dhe prezantueses.
Por përpos vargjeve të kënduara nga Donaldi, një tjetër detaj që lidhet me Borën është vendi ku ai shfaqet, pikërisht në një kishë. Fansat kanë rikthyer një deklaratë të Donaldit në fillimet e “Big Brother Vip” ku ai u tregon banorëve se me Borën është njohur në një kishë.
Përveç kësaj kënga e re “Picasso” ka një ‘ngjashmëri’ me këngën hit ‘Apeshit’ nga dyshja ikonike, Beyonce dhe Jay Z. Nëse rikujtoni këngën e publikuar nga dyshja në qershor të 2016-ës ku përpos këngës shumë të suksesshme ashtu siç nuk ka dyshime kur bëhet fjalë për dy artistë si ata, por videoklipi asokohe u diskutua shumë. Klipi i ‘Apeshit’ u xhirua në muzeun e ‘Louvre’, arsyeja kryesore pse pati atë bujë, pasi përpos madhështisë së vendit në disa vende është e ndaluar të fotografosh apo filmosh.
Këtë gjë kanë bërë dhe tre djemtë tanë në projektin e tyre më të ri ‘Picasso’. Gjatë skenave të xhiruara, mund të shohim disa nga vendet e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë, i njohur ndryshe si muzeu i ikonave.