Celebrities Design Gossip Showbiz

Brenda shtëpisë luksoze të boksierit legjendar, Mike Tyson!

Boksieri i njohur Mike Tyson, këto ditë ka qenë në qendër të mediave pasi goditi me grusht një nga fansat që po e bezdiste atë në avion. Ai është padyshim një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Tyson fitoi më shumë se 400 milionë dollarë gjatë karrierës së tij, por nga ana tjetër shpenzoi vetëm 2.5 milionë dollarë për pronën e tij me 6 dhoma gjumi dhe 7 tualete në vitin 2015.

E vendosur në Henderson, Nevada pak minuta larg Sin City, është prona e vetme që ai zotëron. Fatkeqësisht vlera e tij neto u zvogëlua ndjeshëm kur ai u detyrua të deklaronte falimentimin në 2003 pasi e gjeti veten të mbytur në borxhe me vlerë 23 milionë dollarë. Tyson gjithashtu thuhet se ka shpenzuar 300 milionë dollarë gjatë viteve në shtëpi të shumta, makina dhe bizhuteri.

Dikur legjendë e boksit, por që ekonomikisht përfundoi “i hedhur në tapet” dhe as nuk u dorëzua, erdhi si “mbreti i marijuanës” e tani mund të bëhet “ambasadori i kanabisit për Malavin”. A do të jetë titulli i Mike Tyson-it, i cili në Amerikë është përfshirë në biznesin e kanabisit terapeutik dhe ka ngritur një serë në fermën e tij në Kaliforni? Mjafton të pranojë kërkesën e ministrit të Bujqësisë në vendin afrikan, Lobin Low, pasi kërkon të afrojë imazhin e ish-boksierit në industrinë vendase.