Shtëpia e Matthew Perry në Los Angeles, ku ai u gjet i vdekur, së fundmi u shit për 8.5 milionë dollarë.
Ylli i “Friends”, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare më 28 tetor të vitit 2023, bleu shtëpinë me katër dhoma gjumi në Pacific Palisades në 2020 për 6 milionë dollarë, duke iu nënshtruar një rinovimi masiv.
Pronarja e re e pronës është Anita Verma-Lallian, një investitore e pasurive të paluajtshme dhe producente filmash nga Arizona.
Kujtojmë që vdekja e Matthew Perry nxiti një hetim shtatë-mujor nga autoritetet e Los Anxhelosit, të cilat zbuluan se aktori po trajtohej me ketaminë për të trajtuar depresionin dhe ankthin.
Megjithatë, ishin dozat shtesë të pambikëqyrura që shkaktuan vdekjen e tij. Mjekët janë akuzuar në lidhje me rastin, ku njëri prej tyre ka pranuar edhe fajësinë.