Botë e Çuditshme

Brenda “qytetit të të vdekurve”…

Parisi i njohur si “Qyteti i dritës”, është një fener i ndritshëm, që mirëpret vizitorë nga e gjithë bota. Vendet dhe rrugët janë me bukuri të pakrahasueshme, duke nisur nga Harku i Triumfit, Kulla Eifel, Katakombet e çuditshme dhe madhështia e Notre Dame.

Megjithatë, e kaluara e Parisit nuk është e dukshme vetëm mbi rrugë. Po të shkoni në një ndërtesë të jashtëzakonshme në lagjen Montparnasse dhe të zbrisni shkallët nëntokë do të gjeni atë që dikur e quanin këtë qytet si shtëpi; Katakombet e Parisit.

Gjashtë milionë shpirtra gjenden të varrosur aty, në atë që mendohet të jetë një nga varret masive më të mëdha në botë. Në të gjenden te gjithë njerëzit që jetuan në Paris për 10 shekujt e fundit. Rreshta të tëra kafkash dhe kockash të rregulluara mjeshtërisht në mure gëlqerore.

Në fund të shekullit të 18-të, Parisi u përball me një realitet të zymtë. Varrezat e tejmbushura përbënin një kërcënim të tmerrshëm shëndetësor për banorët e tij. Zgjidhja ishte që të merreshin trupat nga këto vende dhe të zhvendoseshin brenda guroreve të gjera nëntokësore. Vetë katakombet zënë vetëm një pjesë të vogël të 300 kilometrave të guroreve që formojnë një rrjet të ndërlikuar nën rrugët e Parisit. Kaq të mëdha janë ato saqë komunitete të tëra thuhet se jetojnë brenda tyre.